Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Borsh të Himarës, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri që përfshinë sipërfaqe me pyje dhe kullota. Flakët u përhapën në zonë dhe rrezikuan edhe një banesë, ndërsa ndërhyrja e forcave të Policisë dhe zjarrfikësve bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës. Ngjarja po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.