Deputetët e Partisë Socialiste i kërkojnë Sekretariatit të Etikës marrjen e masave disiplinore për 19 deputetë të opozitës për shkak se kanë bllokuar funksionimin e Kuvendit. “Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmues në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ata vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e firmosur nga shtatë deputetë të PS-së.