Për herë të dytë këtë sezon një ndeshje futbolli e skuadrës së Lyon është anulluar nga trazirat e tifozëve. Dje u anullua ndeshja e Lyon kundër skuadrës modente të Paris FC pas incidenteve të rrezikshme në shkallët e stadiumit, njoftuan zyrtarët. Pak para nisjes së pjesës së dytë në stadiumin e vogël të Paris u shkëmbyen lëshime fishekzjarresh mes tifozëve të dy skuadrave. Stafi i sigurisë dhe policia nxituan drejt grupeve të tizozëve por spektatorët u detyruan të zbrisnin në fushë, duke parandaluar rinisjen e ndeshjes. Dhjetë minuta pas voneses autoritetet njoftuan se palët kishin rënë dakord për anullimin e eventit. Sezoni francez i futbollit është shënuar sivjet nga disa incidente me fansat. Skuadra e Lyon është urdhëruar të luajë dy ndeshje me dyer të mbyllura sivjet dhe iu zbritën pikë kur tifozët e saj shkaktuan një incident në përballjen me Marseille më 21 nëntor.