Tre persona u proceduan penalisht nga policia pasi kryen punime të paligjshme në banesat e tyre. Aksioni I uniformave blu u zhvillua në zonën e Farkës në bashkëpunim me IKMT. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë zonë, agjentët konstatuan në katër vila të ndryshme se po kryheshin punime pa leje. Si rrjedhojë u vendosën nën hetim pronarët e objekteve. Ata akuzohen për veprën penale “Ndërtim I paligjshëm”. Policia thotë se do ta vijojë aksionin edhe në zona të tjera të kryeqytetit.