Policia e Shtetit dhe IMT, Bashkia Tiranë kanë konfiskuar një godinë banimi 12 katëshe për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij. Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi.