Pavarësisht krizës së çmimeve, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 6% në tremujorin e parë të vitit. Zgjerimi i ekonomisë sipas Insitutit të Statistikave është mbështetur kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme që mbajtën peshën kryesore këtë periudhë, ndërsa dhanë kontribut pozitiv duke mbështetur rritjen edhe tregtia e transporti.