Qyteti bregdetar i Durrësit po zhvillohet me ritme të shpejta, po gjatë këtij procesi po humbet edhe fytyrën e tij historike. Ndërtimet shumëkatëshe po zënë vendin e lagjeve të vjetra, duke zhdukur rrugicat e ngushta, shtëpitë tradicionale dhe elementët arkitektonikë që për dekada i kanë dhënë atij identitet. Urbanistët paralajmërojnë se zhvillimi pa plane të qarta urbanistike po dëmton trashëgiminë historike dhe po fshin kujtesën e brezave.