Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, raporton nga kufiri mes Izraelit dhe Sirisë, ku vijojnë sulmet. Në pamje, duket panorama e zymtë, me toka të shkretuara dhe ndërtesa të shkatërruara. Prej disa ditësh, gazetari Artur Bibe ndodhet në zonat e luftës në kufi në Izrael, në kufi me Libanin dhe Sirinë, duke raportuar zhvillimet e sulmeve të njëpasnjëshme.