Shkodra dhe Shqipëria kanë humbur një emër të madh të artit dhe humorit. Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit, Zef Deda. Artisti shumëdimensional i cili ka spikatur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi mbylli sytë në qytetin e tij të lindjes pas një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej pak kohësh.