Ka ndërruar jetë të enjten në QSUNT në Tiranë 15-vjeçari që u plagos rëndë, më 25 nëntor, në Durrës gjatë një sherri mes adoleshentësh. Edhe pse mjekët bënë të pamundurën dhe i mituri Erion Boba reagoi fillimisht pozitivisht ndaj trajtimit, gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit dhe ai u dorëzua pas 9 ditësh luftë për jetën.