Top Channel/ “Ndërro telefonin, o Red”, dosja e Ylli Zallës, shënimi i sekuestruar mes armëve
29/08/2026 15:07

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i Arratisjes”, ai ishte marrë i pandehur nga prokurori i kryeqytetit, Arjan Përmeti. Në dosjen që gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha disponon, tregohet se dosja ndaj 48-vjeçarit i është dërguar Gjykatës së Tiranës në fund të muajit korrik, pak ditë përpara se atij t’i vendoseshin prangat. Konkretisht, Ylli Zalla akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe prodhim e shitje narkotikësh, akuza për të cilat më 7 qershor Gjykata e Tiranës ka shpallur arrest në mungesë, duke mos e lënë çështjen kundër tij si të vetmen ndaj një të dyshuari. Duke iu referuar dosjes, gazetarja Anila Hoxha shpjegon se çështja ndaj tij nisi pas vrasjes së Gilmando Danit. “Mbi bazën e të dhënave të siguruara, në vijim të dosjes janë thirrur dhe intervistuar banorë të zonës ku ka ndodhur ngjarja, si dhe banorë të zonës ku autorët kanë braktisur dhe djegur automjetin”. Në këtë kuadër, gjatë veprimeve verifikuese është thirrur në cilësinë e personit të dijenisë edhe Ylli Zalla, ndaj policia ka shkuar në banesën e tij dy ditë pas vrasjes së Gilmando Danit. Prokurori thotë në dosje se oficerët kontaktuan në telefon me Zallën, i cili u ka thënë “do të paraqitem”. Por më pas ka ndërprerë komunikimin me policinë dhe nuk ka shkuar në banesën e tij. Më pas rezulton se policia ka kërkuar praninë e prindërve të Zallës, që jetonin aty pranë, për të kryer kontrolle. Sipas procesverbaleve, u gjetën armë dhe sende të tjera, si dylbi, pajisje me lëndë plasëse të improvizuar dhe granata dore, që u asgjësuan nga REA, si dhe telefonë, armë automatike dhe drogë. Policia sekuestroi edhe një letër të shkruar me dorë, ku shkruhej: “Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes me telin”. Prokuroria bazohet gjatë hetimeve në ekspertizat teknike të urdhëruara, duke konstatuar se një nga pajisjet ishte bërë me gyp ndezës dhe e aftë për shpërthim. Ndërsa bomba e dytë, e instaluar me telefon, është konsideruar nga eksperti si e paaftë për shpërthim, megjithëse tritoli dhe detonatori i instaluar në të janë vlerësuar si të shpërthyeshëm me vonesë.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19