Është ndërprerë operacioni i shuarjes së zjarrit në fshatin Dukat i Ri për shkak të erës së fortë që po fryn në veriperëndim. Kjo është bërë për shkak se rrezikohen grupet e ushtrisë që kanë shkuar për neutralizimin e situatës. Sot një numri i konsiderueshëm i FA mbërritën në Dukat të Ri për të bërë të mundur një kordon, ku do punonin me lopata për hapjen e një kanali që do të ndërpriste përhapjen e zjarrit edhe më tej. Ishte vetë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili me të vajtur në vendin e ngjarjes dha këtë urdhër.