Për Elbasanin ky 7 Mars nuk kujton vetëm Ditën e Mësuesit, por edhe vitin jubile të 115 vjetorit të çeljes së Shkollës Normale. Për të nderuar këto dy data shumë të rëndësishme Fondacioni Hasan Prishtina i dhuroi shkollës Normalet të Elbasanit memorialin e Hasan Prishtinës i cili 115 vite më parë dhuroi të gjithë pasurinë e tij për të shkolluar në këtë Normale plot 70 djem të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqiptare.