Gjatë ceremonisë mortore ku u përcoll për në banesën e fundit efektivi Enea Mekolli, i cili u vra në Maliq ndërsa ishte në krye të detyrës, Hita u ka dhënë flamurin shqiptar, kapelën e policisë dhe certifikatën e Dëshmorit të Atdheut familjarëve të tij. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule, në ceremoninë mortore morën pjesë kolegë të tij, po ashtu edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.