Familjarë, miq dhe kolegë nderuan Profesorin Mark Tirta që u nda nga jeta një ditë më parë, në homazhet që u mbajtën në Akademinë e Shkencave, në institucionin për të cilin kontribuoi gjatë gjithë jetës me punën e tij shkencore. Akademikët e vlerësuan “Nderin e Kombit” si një nga figurat më të shquara të etnologjisë, që kreu studimin e mirëfilltë të kulturës popullore të mitologjisë dhe të traditave të kombit tonë.