Ambasada e Shteteve të Bashkuara, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë dënojnë dhunën në protestë, që vijon prej dy ditësh, dhe bëjnë thirrje për uljen e tensioneve nga të gjitha palët. Ndërkombëtarët shprehin shqetësim për përshkallëzimin e protestës dhe i bën thirrje policisë e qytetarëve të ndalin dhunën. Ambasada amerikane thekson se protesta është bërë e dhunshme dhe iu bën thirrje qytetarëve të saj të shmangin demonstratat dhe të tregojnë kujdes.