Top Channel/ Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, histori suksesi në dokumentarin e aleancës!
02/04/2024 16:01

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë përmendet si histori suksesi në filmin dokumentar të realizuar së fundi rreth misionit të aleancës veri-atlantike gjatë 75 viteve të ekzistencës së saj. NATO-ja thuhet në dokumentarin që rreshton arritjet e saj, ia ka dalë mbanë jo vetëm të përballojë sfidat, por edhe të zgjerojë rolin e saj që prej ditës së themelimit në 1949 e deri në përforcimin e Europës Lindore në 2022. Filmi eksploron momentet që e ravijëzojnë Organizatën përmes syve dhe përvojave personale të njerëzve që kanë parë këto momente kryesore. Aty, sic nënvizojnë mediat në Prishtinë, përfshihen disa nga momentet kyçe të ndërhyrjes së aleancës duke filluar me Luftën e Ftohtë kur organizata Veri-Atlantike pengoi me sukses Bashkimin Sovjetik nga agresioni kundër Europës Perëndimore. Më tej, përmendet fakti që në vitet 1990, NATO ndihmoi për t’i dhënë fund konflikteve etnike në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe luftën në Kosovë. “Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Milloshevic, urdhëroi një goditje brutale ndaj shqiptarëve në Kosovë”, është fjali me të cilën nis shpjegimi për luftën në Kosovë dhe fushatën e bombardimeve të NATO-s. Në dokumentar përfshihet edhe deklarata e Javier Solana që në atë periudhë ishte Sekretar Gjeneral i aleancës. “Ne duhet të ndalojmë dhunën dhe ti japim fund një katastrofe humanitare që po ndodh tani në Kosovë”, shprehej ai. Fushata ajrore u ndërmor në vitin 1999 me qëllimin të ndalonte krizës humanitare atje. “Ndërhyrja e NATO-s i dha fund konfliktit”, nënvizohet në dokumentar.

Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30