Top Channel/ Ndërhyn Kina në Lindjen e Mesme: Armëpushim sa më shpejt, mbështetje për Iranin
24/06/2025 22:59

Kina ka shprehur mbështetjen e saj për përpjekjet e Iranit për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare, duke theksuar rëndësinë e një armëpushimi të menjëhershëm dhe efektiv në Lindjen e Mesme. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi. Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga diplomacia kineze, Araghchi e informoi Wang për zhvillimet e fundit rajonale dhe për tensionet në rritje që po përfshijnë Lindjen e Mesme. “Kina mbështet përpjekjet e Iranit për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e tij dhe, mbi këtë bazë, për të arritur një armëpushim efektiv në mënyrë që t’i lejohet popullsisë të rifillojë jetën normale dhe të nxisë qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Wang Yi. Qeveria kineze ka kërkuar vazhdimisht dialog dhe zgjidhje paqësore për konfliktet në rajon, duke i bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Kjo deklaratë vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin, ku tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, si dhe konflikti në Gaza, kanë ngritur shqetësime ndërkombëtare për paqen dhe stabilitetin global.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04