Mëngjesin e sotëm janë mbajtur homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 89-vjeçare. Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu shkruan në librin e zisë, të hapur për akademik, Rexhep Qosja. Akademiku Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fa-kultetit Filozofik të Prishtinës, ku u diplomua më 1964.