Është zhvilluar në Elbasan dëgjesa e tretë publike mbi reformën territoriale në të cilën u vu theksi mbi rëndësinë e afrimit të shërbimeve tek qytetari duke mos i dhënë rëndësi në vetvete territorit si i tillë. Duket se dy bashkëkryetarët bien dakord në faktin se Reforma Territoriale nuk duhet të shërbejë për numra politikë e po tek numrat ndahen bindjet e tyre.