Zyra e Komisionerit për Të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të Dhënave Personale u kërkon subjekteve zgjedhore të ndërpresin telefonatat apo mesazhet drejtuar qytetarëve për t’i votuar, pasi konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale. Për këtë do të nisë një hetim si ndaj subjekteve zgjedhore dhe operatorëve ekonomikë.