Top Channel/ Ndalimi i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë, radhë të gjata në…
19/06/2026 18:44

Ndalimi i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra industriale në rrugët kombëtare të Shqipërisë gjatë fundjavave të sezonit veror ka shkaktuar radhë të gjata në Pikën Kufitare Morin–Vërmicë. Dhjetëra kamionë janë detyruar të qëndrojnë në pritje për të kaluar kufirin, ndërsa autokolona e mjeteve shtrihet në disa kilometra. Drejtuesit e mjeteve thonë se përveç kufizimit të qarkullimit, situata rëndohet edhe nga procedurat e ngadalta në anën kosovare të kufirit. Sipas tyre, përpunimi i kamionëve kryhet vetëm në një sportel, duke shtuar kohën e pritjes dhe trafikun në pikën kufitare. Sipas vendimit në fuqi, qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave ndalohet nga ora 15:00 deri në 24:00 të ditës së premte dhe nga ora 07:00 deri në 24:00 gjatë së shtunës dhe të dielës. Kjo ka bërë që qindra mjete të tonazhit të rëndë të grumbullohen pranë kufirit në pritje të rifillimit të lëvizjes. Shoferët shprehen se vonesat po u sjellin jo vetëm humbje kohe, por edhe kosto shtesë financiare. Ata thonë se pritjet e gjata ndikojnë në transportin e mallrave dhe në të ardhurat e tyre, ndërsa disa prej tyre pohojnë se po mendojnë të heqin dorë nga ky profesion. Teksa sezoni veror ka shtuar fluksin në akset rrugore dhe pikat kufitare, drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë kërkojnë rishikim të kufizimeve dhe përshpejtim të procedurave doganore, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata në kufirin Morin-Vërmicë.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38