Arti shqiptar është në zi sot me humbjen e regjisorit të madh, Dhimitër Anagnosti. Artisti mbylli sytë në orët e para të mëngjesit, në moshën 89-vjeçare. “Pas një lëngimi të gjatë, iu binde ligjit të jetës”, njoftoi Juna Anagnosti humbjen e babait të saj përmes një postimi në rrjetet sociale.