Çmimi letrar Kadare i është akorduar shkrimtares së re, Nurie Emrullai nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut për veprën “Duhet të jetë dashuri”, e përzgjedhur mes mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë. “Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar për këtë zonjë nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë”.