Top Channel/ Nazistja 97-vjeçare shpallet fajtore për bashkëpunim në vrasjen e 10,500 personave
20/12/2022 19:29

Një ish-sekretare që ka punuar për komandantin e një kampi përqendrimi nazist u dwnua për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,500 personave. 97-vjeçarja Irmgard Furchner, nisi punwn si Daktilografiste kur ishte adoleshente në kampin e Stutthof dhe punoi atje nga viti 1943 deri në 1945, sipas BBC.Furchner është gruaja e parë që gjykohet për krimet naziste në dekada. Edhe pse ajo ishte një punonjëse civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë dhe ushtarë të kapur sovjetikë. Në Stutthof, që ndodhet pranë qytetit modern polak të Gdanskut, u përdorën një sërë metodash për të vrarë të burgosurit dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit që nga qershori i vitit 1944.Gjykata në Itzehoe në Gjermaninë veriore dëgjoi shumw nga të mbijetuarit e kampit, disa prej të cilëve kanë ndërruar gjatë gjyqit. Kur filloi gjyqi në shtator të vitit 2021, Irmgard Furchner u arratis nga shtëpia e saj e të moshuarve dhe u gjet nga policia në një rrugë në Hamburg. Kryetari i trupit gjykues Dominik Gross tha se ishte “përtej imagjinatës” që Furchner nuk mund të kishte vënë re tymin dhe erën e keqe të vrasjeve masive. Gjyqi i Furchner mund të jetë i fundit që do të zhvillohet në Gjermani për krimet e epokës naziste, megjithëse disa raste janë ende duke u hetuar. Pamjet: AFP

Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02