Partia Socialiste po feston këtë të premte 35-vjetorin e themelimit të saj me një aktivitet të madh të organizuar në Sheshin Italia në Tiranë. Në këtë ngjarje festive marrin pjesë drejtuesit më të lartë të partisë, deputetë, ministra, përfaqësues të pushtetit vendor, anëtarë dhe mbështetës socialistë nga e gjithë vendi. Aktiviteti shënon 35 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, një forcë politike që ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të vendit që prej fillimit të viteve ’90. Gjatë ceremonisë pritet të mbahen fjalime nga drejtuesit e partisë, ndërsa në fokus do të jenë arritjet e deritanishme, sfidat e së ardhmes dhe objektivat politike për vitet në vijim. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.