Shefi i NATO-s, Mark Rutte pohoi se aleanca ushtarake e ka konfirmuar se trupa të Koresë së Veriut janë në Kursk të Rusisë, rajon ky në kufi me Ukrainën, e kjo sipas tij, përbën “një përshkallëzim madhor të konfliktit”, edhe pse për Rutten, një hap i tillë sinjalizon në të njëjtën kohë “dëshpërimin” e presidentit rus, Vladimir Putin pas humbjes së më shumë se 600.000 ushtarëve në luftë.