Krerët e vendeve të NATO-s mblidhen sot në Hagë për samitin e shumëtrumpetuar të aleancës, në axhendën e të cilit është bërë e qartë se do të ketë vetëm një temë qendrore: Shpenzimet e mbrojtjes. Vendet anëtare u pajtuan më herët të rrisnin për këtë qëllim shpenzimet në nivelin e 5 për qind të PBB-së së kërkuar nga Donald Trump, i cili është ankuar prej kohësh për peshën që mban SHBA-ja në këtë aleancë, dhe insiston që edhe vendet të tjera të shtojnë kontributin e tyre.