NATO-ja po rrit prodhimin e armëve me qëllimin që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përballjen e saj me pushtimin rus. Pohimin e bëri shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, sipas të cilit sfida kryesore me të cilën përballët NATO-ja sot është fakti që kjo “është kthyer në një luftë shkatërrimi, që do të thotë se beteja logjistike ka të bëjë me marrjen e municioneve, armëve, furnizimeve në vijat e frontit“. Ai argumentoi se ndihmat e vazhdueshme me armatime për Kievin mund të shteronin rezervat e vendeve anëtare.