Dy avionë Eurofighter italianë u ngritën nga baza ajrore e Lituanisë, në kuadër të misionit të NATO-s për mbrojtjen ajrore të krahut lindor të Aleancës. Sipas “La Repubblica” dy avionë luftarakë rusë kishin hyrë në hapësirën ajrore të Lituanisë, ndërsa operacioni italian u koordinua nga Qendra e Operacioneve Ajrore të Kombinuara të NATO-s në Uedem të Gjermanisë. Ndërkohë, në Kiev vijon përpjekja për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare, pasi Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj kryeqytetit ukrainas. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha pas një bisede me Volodymyr Zelenskyn se Bashkimi Europian do t’i japë Ukrainës edhe 3.3 miliardë euro për blerjen e raketave dhe dronëve.