Ballkani Perëndimor zë vend qendror në raportin e përvitshëm të NATO-s, që prezantohet në Bruksel nga sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg. Prania ushtarake e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në të gjithë rajonin, thuhet aty.