NATO-ja e pohoi se vendet e saj janë duke marrë masa për forcimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulme të mundshme ruse. Shtetet anëtare kanë nisur rritjen e sigurisë rreth objekteve të vecanta, ndërsa po insistohet për një "përgjigje të bashkuar dhe të vendosur” në kohën kur organizata, sic thotë, është duke vëzhguar nga afër forcat bërthamore të Moskës.