Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të hënën se çështja e Groenlandës është shumë e rëndësishme për Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe tregoi se vendet anëtare po punojnë për garantimin e sigurisë së ishullit. “Kemi tetë vende arktike, shtatë janë në NATO, i vetmi që nuk është, është Rusia. Duhet ta garantojmë sigurinë dhe për këtë po bisedojmë. Duam që Arktiku të mbetet i sigurt. Rusia është kërcënimi kryesor për NATO-n dhe Evropën”, tha Rutte në një konferencë për shtyp në Zagreb.