Top Channel/ NATO kërkon të forcojë radhët: Samiti i Hagës, në fokus shpenzimet e mbrojtjes!
23/06/2025 11:07

Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes do të jetë kryefjala e samitit të NATO-s në Hagë, ku liderët e vendeve anëtare të aleancës mblidhen në datat 24-25 qershor me në focus kërkesen e presidentit Donald Trump për shtimin e kontributeve. Anëtarët janë pajtuar e idenë e shtimit të shpenzimeve në masën 5% të GDP-së. Spanja tentoi fillimisht ta bllokonte masën që kërkon miratim unanim, por hoqi dorë pasi vendet tjera i siguruan një përjashtim nga vendimi. Vëme4ndja në këtë samit padyshim do të jetë e gjitha tek Trump, që besohet gjerësisht se do të jetë i pranishëm. Burime të brendshme thonë se ky samit është konceptuar ta bëjë presidentin amerikan të ndihet mirë dhe të shmangë ndonjë mungesë harmonie në klub. Kjo pasi ende ekzistojnë shqetësimet për përsëritje të samitit të famshëm të NATO-s, të mbajtur në Bruksel më 2018, kur Trumpi, asokohe gjatë mandatut të tij të parë, pati kërcënuar me tërheqje të SHBA-së prej aleancës veriatlantike, nëse shtetet euvropiane dhe Kanadaja nuk i rrisin shpenzimet për mbrojtje në mënyrë të konsiderueshme. Këmbëngulja e atëhershme e tij pati efekt: Që prej asokohe, shumica e aleatëve i kanë rritur shpenzimet për mbrojtje dhe e kanë arritur nivelin e 2% të parashikuar prej kohësh, dhe tani po shkojnë përtej tij. Ceremonia e 24 qershorit do të përcillet me një takim pune të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që nuk pritet të zgjasë as tre orë, ku liderët thuhet se do të pajtohen me të ashtuquajturën Deklaratë e Hagës, ku objektivi i 5 për qind, siç është propozuar nga Rutte, përfshin 3.5 për qind shpenzime për pajisje të rënda ushtarake, sikurse janë raketat, helikopterët dhe aeroplanët luftarakë, ndërsa pjesa tjetër prej 1.5 për qind do të shkojë në “qëndrueshmëri” - term që është lënë me qëllim i mjegulltë për shumicën e vendeve, pasi në këtë pikë mund të përfshihet gjithçka, duke llogaritur shpenzimet në infrastrukturë me qëllim përmirësimin e lëvizshmërisë ushtarake.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57