Top Channel/ NATO kërcënon Rusinë! Rutte: Pasoja shkatërrimtare nëse sulmohet Polonia
26/03/2025 19:57

Shefi i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar Rusinë me kundërpërgjigje “shkatërruese”, në rast se ajo sulmon Poloninë apo ndonjë shtet tjetër anëtar të aleancës. Rutte ka folur gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, gjatë një vizite zyrtare aty. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka thënë se është me rëndësi të bëhet përgatitje për çdo rezultat të mundshëm nga bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së të cilat janë të përqendruara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë. 32 shtetet anëtare të NATO-s, sidomos ato të krahut lindor, kanë shprehur shqetësime se bisedimet mund të përfundojnë me marrëveshje që i shkon përshtat Rusisë. Ato frikësohen gjithashtu se rezultati do t’i lejojë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të rikuperojë forcat dhe të kërcënojë shtetet tjera në rajon në vitet e ardhshme. Rutte tha se askush s’guxon të mendojë se mund të shpëtojë pa pasoja nëse sulmon një shtet anëtar të NATO-s. “Nëse dikush do të merrte guximin në mënyrë të gabuar dhe do të sulmonte Poloninë apo ndonjë shtet tjetër aleat, atëherë do të përballet me reagim të ashpër të aleancës. Reagimi ynë do të ishte shkatërrues. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putinin apo këdo tjetër që dëshiron të na sulmojë”, tha Rutte.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30