Top Channel/ NATO “i tërheq veshin” Serbisë: Kujdes me bashkëpunimet për mbrojtjen!
24/04/2026 11:37

Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker i dërgoi një mesazh të qartë Serbisë duke i kërkuar të shmangë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me partnerë të pasigurtë. Për zyrtarin e lartë amerikan, e ardhmja strategjike e vendit duhet të jetë rreshtimi me Perëndimin.“Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur,” shkroi Whitaker në X duke shtuar se këtë qëndrim ia përcolli presidentit serb, Aleksandar Vuçic gjatë takimit nëj ditë më parë në Beograd. Serbia, edhe katër vjet pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, nuk i është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Moskës dhe vazhdon lidhjet politike me përfaqësuesit e pushtetit rus. Whitaker e vlerësoi rolin e Serbisë në stabilitetin rajonal dhe nënvizoi pritshmërinë për stërvitjen e përbashkët të Serbisë me NATO-n në maj. “Por isha i qartë: bashkëpunimi i Serbisë me partnerë të pasigurt në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë krijon varësi strategjike afatgjatë, e cila është e vështirë të çlirohet dhe ndërlikon bashkëpunimin e ardhshëm,” shtoi ai. Agjencitë amerikane të inteligjencës, në raportin e tyre vjetor, paralajmërojnë se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e tensionuar politikisht dhe e ndikuar nga faktorë të jashtëm, duke përfshirë rolin destabilizues të Rusisë. Raporti, i publikuar më 18 mars, theksonte se lufta në Ukrainë ka thelluar ndarjet mes Perëndimit dhe Moskës, duke reflektuar edhe në rajonin e Ballkanit, ku nënvizohej se Rusia “nxit paqëndrueshmëri mes Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, si dhe mbështet përpjekjet për shkëputjen e entitetit Republika Sërpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05