Top Channel/NATO “godet” rëndë Rusinë: shifra dërrmuese për Putin- 40 mijë trupa ruse në Ukrainë…
24/03/2022 11:54

NATO përllogarit që deri në 40 mijë trupa ruse janë vrarë, plagosur apo kapur rob që nga fillimi i pushtimit të Moskës në Ukrainë. Një zyrtar i aleancës, që kërkoi të ruante anonimitetin, e konfirmoi këtë shifër për NBC dhe AP. Duke cituar të dhënat më të fundit të shërbimeve të inteligjencës, ai thotë se bilanci i ushtarëve rusë që kanë humbur jetën në këtë konflikt është nga 7.000 deri në 15 mijë. Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar vetëm një herë shifra për viktimat. Më 2 mars, ajo raportoi se që nga fillimi i luftës ka pasur 498 ushtarë rusë të vdekur dhe rreth 1600 të plagosur. Pas kësaj date Rusia e ka mbajtur të fshehtë numrin e viktimave të veta. Të dielën në mbrëmje në faqen e internetit të gazetës bulevardeske ruse "Komsomolskaja Pravda", e cila është e afërt me qeverinë, u shfaq një lajm i cili thoshte se sipas qarqeve ushtarake, deri tani kanë vdekur 9,861 ushtarë rusë dhe janë plagosur mbi 16,000 të tjerë. Por ky informacion u hoq nga faqja pas vetëm pak minutash. Si arsye u tha se ky ishte një raport i rremë i publikuar nga hakerat. Pavarësisht mohimit nga pala ruse mund të supozohet se numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur është shumë më i lartë se sa sugjerojnë shifrat zyrtare ruse deri më sot. Pak ditë më parë bëri bujë një reportazh i REL nga Bjellorusia, sipas të cilit morgjet në zonën kufitare me Ukrainën thuhet se janë të mbushura me ushtarë rusë të vdekur.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04