Komisionari Europian për Drejtësi, Didier Reynders, ka thënë se njohja e pavarësisë së rajoneve Donetsk dhe Luhansk nga ana e Rusisë dhe dërgimi i trupave në ato territore përbën “akt të luftës”. Ai deklaroi se blloku evropian është i gatshëm për të vënë sanksione kundër Rusisë.Duke folur për transmetuesin belg, RTBF, Reynders ka thënë se duhet të ketë pajtueshmëri unanime mes vendeve anëtare për të miratuar sanksionet.