Shefi i NATO-s, Mark Rutte udhëtoi drejt Floridës për bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump të fokusuara te “cështjet e sigurisë globale me të cilat përballet sot aleanca”. Më shumë megjithatë, ky ngjan si një takim kortezie: Rutte është parë si një figurë më e paqtë kundrejt Trumpit brenda aleancës së shqetësuar nga qasja e ashpër e republikanit, dhe thuhet se është kujdesur të mbajë përgjatë gjithë kohës marrëdhënie të mira me të.