Top Channel/ NATO blindon krahun lindor, SHBA dërgon trupa dhe raketa në Estoni
08/12/2022 21:41

Shtetet e Bashkuara do të dislokojnë numër shtesë të pjesëtarëve të këmbësorisë në Estoni “gjatë javëve në vijim” me qëllim që të forcohet mbrojtja në krahun lindor të NATO-s, thanë zyrtarët e mbrojtjes së Estonisë. Ky dislokim konsiston në një grup të këmbësorisë amerikane – një njësit që zakonisht përbëhet nga 80 deri më 250 ushtarë – u tha në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Estonisë. Së bashku me ushtarët do të dërgohen edhe sisteme raketore të lëvizshmërisë së lartë, të njohur si HIMARS, por edhe pajisje të tjera ushtarake. “Ky vendim shënon një shtim të konsiderueshëm të pranisë ushtarake të SHBA-së në Estoni dhe në shtetet e Baltikut, duke dëshmuar përkushtimin afatgjatë të SHBA-së sa i përket sigurisë së rajonit tonë dhe njëkohësisht duke forcuar mbrojtjen e NATO-s”, tha ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur. Javën e kaluar, Estonia – që gjendet në kufi me Rusinë – tha se do të marrë sisteme HIMARS për të forcuar kapacitetet e saj të mbrojtjes. Blerja e këtyre sistemeve është projekti më i madh i mbrojtjes i këtij shteti, që kap vlerën prej mbi 200 milionë dollarëve. Përmes një deklarate të ndarë, Ambasada amerikane në Tallin tha se trupat amerikane janë pjesë e trupave të NATO-s që diskohen përmes rotacionit. Për dislokimin e këtij kontingjenti, NATO ishte pajtuar gjatë samitit të mbajtur më herët gjatë këtij viti në Madrid.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50