Brezat në mbarë botën janë rritur duke memorizuar një fakt bazik të gjeografisë: Toka ka 7 kontinente dhe 4 oqeane. Deri tani ama. National Geographic, një prej grupeve më të famshme dhe më të pranishëm të krijimit të hartave në botë, deklaroi zyrtarisht ekzistencen e një oqeani të pestë. Ai quhet Oqeani Jugor, dhe është e gjithë masa e ujit që rrethon Antarktidën. Vendimi për të njoftuar ekzistencën e këtij oqeani të ri koincidoi me prezantimin e Planet Possible, iniciativa e re e National Geographic për të informuar, frymëzuar dhe fuqizuar njerëzit për një jetesë më të mirë në planet, thotë CNN