Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Anila Hoxha. Naco është thirrur nën cilësinë e ish-ministrit të Energjetikës, për dosjen CEZ-DIA. Naço tha se ka bërë detyrën dhe nuk ka preferuar të heshte por i ka kursyer Shqipërisë një vlerë 40 milion euro në atë kohë.