Top Channel/ NASA në garë me kohën, teleskopi Swift po bie drejt Tokës
03/07/2026 23:31

NASA ka nisur një mision të paprecedentë për të shpëtuar observatorin hapësinor Swift, i cili rrezikon të humbasë orbitën dhe të rikthehet në atmosferën e Tokës. Për herë të parë, një anije robotike do të përpiqet të kapë një teleskop në hapësirë dhe ta ngrejë atë në një orbitë më të sigurt. Misioni realizohet nga anija kozmike LINK, e zhvilluar nga kompania Katalyst Space Technologies. E pajisur me tre krahë robotikë, kamera dhe sisteme navigimi, LINK do të përpiqet të afrohet me Swift, ta kapë dhe më pas ta ngrejë gradualisht nga rreth 360 kilometra lartësi në rreth 600 kilometra, aty ku operonte fillimisht. Shkencëtarët e konsiderojnë misionin me rrezik të lartë, pasi një operacion i tillë nuk është kryer më parë. Sipas studiuesit të Universitetit të Hapur, Dr. Simeon Barber, Swift është një observator unik që u mundëson astronomëve të studiojnë shpërthimet e rrezeve gama dhe fenomene të tjera me energji jashtëzakonisht të lartë, të cilat nuk mund të vëzhgohen me instrumente të tjera. Observatori Swift u lëshua në vitin 2004 për të studiuar shpërthimet më të fuqishme në Univers, të shkaktuara nga vdekja e yjeve gjigantë ose përplasja e objekteve të dendura kozmike. Gjatë dy dekadave të fundit ai ka dhënë kontribute të rëndësishme në astronomi, duke zbuluar ngjarje që zgjasin vetëm pak sekonda, por çlirojnë energji të barabartë me atë që Dielli prodhon gjatë gjithë jetës së tij. Rënia graduale e Swift është shkaktuar nga rritja e aktivitetit diellor, e cila ka zgjeruar atmosferën e Tokës dhe ka shtuar rezistencën ndaj lëvizjes së teleskopit. Si pasojë, orbita e tij ka zbritur nga 600 në rreth 360 kilometra, kryesisht gjatë dy viteve të fundit. Nëse zbret nën 300 kilometra, ekspertët paralajmërojnë se shpëtimi i tij nuk do të jetë më i mundur. Gjatë javëve të ardhshme, LINK do të testojë të gjitha sistemet e saj përpara se t’i afrohet Swift-it. Pasi të arrijë pranë teleskopit, roboti do ta fotografojë nga kënde të ndryshme për të përcaktuar pikën më të sigurt të kapjes, pasi observatori nuk ishte projektuar për operacione të tilla.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55