Top Channel/ NASA lëshon anijen Lucy për eksplorimin e asteroidëve ‘trojanë’ të Jupiterit
16/10/2021 20:23

NASA ka lëshuar sot anijen kozmike të quajtur called Lucy në një mision 12-vjeçar për eksplorimin e asteroidëve “trojanë” të planetit Jupiter. Raketa me sondën u lëshua sot nga kozmodromi i Cape Canaveral, me të cilën NASA shpreson të mbledhë informacione mbi origjinen e sistemit diellor. ‘Lucy’ mban emrin e një fosili të lashtë të kohës para-njerëzore dhe bëhet anija e parë me energji diellore që lundron në një largësi kaq të madhe nga dielli. Zyrtarët thanë se anija do të studiojë nga afër tetë asteroidët pranë planetit Jupiter dhe më pas do të rikthehet për të fluturur përsëri pranë tokës. "Secili nga asteroidët është një mostër e virgjër me të dhëna të shumta të fillesës së sistemit diellor," tha Thomas Zurbuchen, administrator i misionit të NASA. Takimi i parë i Lucy me objektivët e saj pritet të ndodhë në 2025 me asteroidin Donald-johanson mes Marsit e Jupiterit. Ndërsa në vitet 2027 deri në 2033, anija do të ‘takojë’ shtatë asteroidët e tjerë “trojanë” rreth gjigantit të gaztë. Më i madhi prej tyre është me diametër 95 kilometra. Lucy do të fluturojë rreth 400 kilometra pranë tyre dhe me anë të instrumetave të saj do të studiojë gjeologjinë e tyre, masën, dendësinë dhe volumet.

Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19