NASA ka vendosur të dërgojë avionë brenda stuhive të dëborës, për t`i studiuar më mirë ato. Agjensia amerikane e hapësirës do të nisë për këtë qëllim avionë që i përdor për mbledhjen e të dhënave mbi ndryshimet klimatike. E gjithë kjo zhvillohet në kuadër të misionit IMPACTS në qendrën e saj hapësinore Goddart në Maryland të Shteteve të Bashkuara.