Ka qenë një ditë frike ajo e djeshmja për klientët dhe punonjësit e një banke në Napoli, e cila u kthye në shënjestren e një grabitjeje të armatosur, që në mediat vendase u përshkrua “si skenë filmi”. Persona të maskuar mësynë një degë të Crédit Agricole dhe u mbyllën brenda saj me 25 vetë të marrë peng.