Qytetarët e Elbasanit po lëvizin gjithnjë e më pak me autobus. Kriza ekonomike solli ngritje të çmimit të naftës, për pasojë edhe bileta e udhëtimit kushton më tepër duke u rritur deri në 30 përqind. “Aktualisht kemi 18-20 autobusa për transportin Elbasan -Tiranë, aktualisht lëvizin 10-12 autobusa, edhe ato jo me kapacitet të plotë“, tha Bardhi Projka, menaxher i linjës së autobusave Elbasan-Tiranë.