Pushimet verore po bëhen më të kushtueshme për drejtuesit e automjeteve. Pas vetëm pak javësh qetësi, çmimet e karburanteve janë rritur sërish këtë herë si pasojë e tensioneve të reja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që kanë tronditur tregjet ndërkombëtare të naftës.