Nafta është rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pasi presidenti amerikan Donald Trump refuzoi kushtet e Iranit për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Reagimi i Trump ka shtuar frikën për një përshkallëzim të ri të tensioneve dhe për ndërprerje të furnizimeve me naftë përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit energjetik në botë.