Situatat emergjente siç është edhe rritja e çmimit të naftës ditët e fundit, kërkojnë zgjidhje emergjente. Këtë ka bërë qeveria shqiptare duke tentuar të frenojë rritjen e çmimit të karburanteve përmes një bordi të përbashkët me tregtarët e karburanteve nga ku çdo ditë do të dakordësohet paraprakisht e më pas të bëhet publik çmimi.